notícias musicais

top 13 artistas

top 13 musicas

Confira a Letra Ne Enderr

Tiri Gjoci

Ne Enderr

Veten çdo natë e gënjej
Ty nuk të shoh por të ndjej
Jam i marrë, por s'e pranoj
Kur më the më lër të shkoj

Pse vjen në ëndrra të shoh
Të prek, por më nuk të njoh
Më ndihmo, vetëm të jem
Por një fjalë, më ler të ta them

Flit një fjalë
Dua të ndjej të gjallë
Por ti nuk flet në ëndërr
Jam në ëndërr
Dhe kur zgjohem s'të kam

Vjen ngadalë
Më përqafon me mall
Sepse të shoh në ëndërr
Jam në ëndërr
Dhe kur zgjohem s'të kam

Ende me faj unë të ndjej
Ëndrrën unë kujt t'ja rrëfej
Jam fajtor, sot e pranoj
Por të ndjej, dot se ndryshoj

Dhe vjen një natë unë e di
Unë e di do të vish përsëri
E veç pak, pak të më ndjesh
Dhe ky faj, të mbetet larg nesh

Flit një fjalë
Dua të ndjej të gjallë
Por ti nuk flet në ëndërr
Jam në ëndërr
Dhe kur zgjohem s'të kam

Vjen ngadalë
Më përqafon me mall
Sepse të shoh në ëndërr
Jam në ëndërr
Dhe kur zgjohem s'të kam

Flit një fjalë
Dua të ndjej të gjallë
Por ti nuk flet në ëndërr
Jam në ëndërr
Dhe kur zgjohem s'të kam

Vjen ngadalë
Më përqafon me mall
Sepse të shoh në ëndërr
Jam në ëndërr
Dhe kur zgjohem s'të kam