Me të do qesh unë, me të do qaj
Lotët e mi janë dhe lotët e saj
Me të do bie, do ngrihem në majë
Frymën e fundit me të do ta ndaj
Ajo është muze e frymëzimeve t'mia
Ajo është lot që rrjedh nga lumturia
Ajo është dritë që më ktheu tek jeta
Ylli Polar, netëve t'mia të errëta
Ajo është fundi, ajo është fillimi
Ajo është dhimbja, ajo është gëzimi
Ajo është çelësi i lumturisë time, përgjithmonë
Ndaj me të do qesh unë, me të do qaj
Lotët e mi janë dhe lotët e saj
Me të do bie, do ngrihem në majë
Frymën e fundit me të do ta ndaj
Derisa e gjeta isha në errësirë
E fundit shans për mu, e fundit dritë
Hala shpresa s'më kish braktis
Zemër pritëm, drejt teje jam nis
Por du me nejt, s'po du me ik
Po du me t'pas n'ditë me borë e shi
Aromë mu ngi, bashkë, deri n'pleqni
A je tu m'ni?
Zemra pa ty m'rrin akull, veç ti e shkrin
Sa herë që t'kam afër, me ty jam plot
Se m'bën mu ndi vetja
Pa ty jam bosh, pa ndjenjë, i zbrazun
Me ty kam me ra, me ty kam mu çu prapë
Bashkë me kalu çdo sfidë e çdo hall
S'kam mu dorëzu se nuk e kam n'gjak
Mirë a keq gjithë ke me m'pas n'krah