notícias musicais

top 13 artistas

top 13 musicas

Confira a Letra Vetëm Ty

Alban Skenderaj

Vetëm Ty

Me mire te isha unë një shkëmb
Dhe dallgët te rrihnin ne kokën qe s'me dhemb
Mbase me mire do te ishte te isha unë një mal
Dielli me rrezet te me griste kemishen e bardhe

Edhe me mire do te ishte te isha unë një peme
Me fruta e gjethe te blerta qe kurrë te mos bien
Me mire akoma do te ishte te isha unë një kënge
Tinguj e nota te mbloja ne çdo vend

Por unë e di, e dashur kam një detyrim
Gjithmonë me ty, ne lindje perëndim
Jo s'mund te jem as shkëmb, as mal, as peme
Thjesht një njeri për ty unë do te jem

Se ti je motiv I jetës time
Veç për ty do te jetoj
Ti me bën te fle pa mendime
Vetëm ty unë enderroj

Sikur te isha unë një cope qielli I ftohte
Ne zemrën tende do te vija te qëndroja ngrohte
Edhe një yll te isha me diellin e drite ne sy
Dritën time te gjithën do te ta falja ty

Ty vetëm ty, ty vetëm ty
Ty vetëm ty, ty gjithmonë ty,ty vetëm ty

Por un e di tani çdo gjë ka një kuptim
Eshte thjesht një ndjenje pa fund pa perëndim
Tani po mund te jem dhe shkemb dhe mal dhe peme
Gjithçka për ty, për ty un do te jem

Se ti je motiv I jetës time
Veç për ty do te jetoj
Ti me bën te fle pa mendime
Vetëm ty unë enderroj

Discografia Tracker